Paqësor, banorët shijojnë eklipsin e Diellit

12/07/2010 17:00

Një pjesë shumë e vogël e botës ka mundur të shijojë eklipsin më të gjatë diellor të mijëvjecarit.

Gjithcka ka ndodhur ditën e sotme për 5 minuta e 20 sekonda në një pjesë të ishujve të Paqësorit ku eklipsi total ka mbërthyer pas aparatit fotografik mijëra turistë. Në këtë mrekulli që ndodh shumë rrallë, kanë marrë pjesë edhe shumë shkencëtarë, të cilët përfituan për të nxjerrë të dhëna me vlerë për Diellin.

Takimi i rrallë astronomik ka bërë që shumë agjenci të përfitojnë për te reklamuar këtë fenomen, duke thithur sa më shumë klientë. Ishulli i Pashkës ka qënë edhe më i favorizuari.

“Jemi shumë të kënaqur pasi ishte një ditë shumë e bukur edhe pse me pak erë. Njerëzit u sollën mirë dhe nuk pati asnjë problem”, thekson kryebashkiakja e ishullit, Luz Zasso. Trajektorja e konit të hijes mbuloi pjesën jugore të Paqesorit me rreth 15 mijë km duke nisur që nga jugu i Zelandës së Re deri në ishujt Cook në Polinezinë franceze për të mbërritur pjesërisht në Kili dhe Argjentinë.

FOTO GALERI
1/4
Më i gjati i mijëvjecarit

Top Channel