Oktapodi Paul (Paolo), është italian

12/07/2010 11:30

Italia pretendon të jetë protagoniste në Kampionatin Botëror Afrika 2010, në një formë tjetër.

Oktapodi parashikues Paul që ka dhënë një seri rezultatesh impresionuese rreth takimeve më të rëndësishme të javëve të fundit nuk është anglez, por italian.

Orakulli Paul, që sipas italianëve duhet të quhet Paolo, është kapur në ishullin e Elbës dhe instruktorja e tij është e bindur rreth këtij fakti.

Në një intervistë për “Bild am Sonntag”, instruktorja Verena Bartsh, thekson se oktapodin e ka kapur vetë ajo në prill në ujërat e ishullit toskan, kur Paul ose Paolo nuk ishte më i gjatë se sa 10 centimetra.

Top Channel