Australi, telefon funksional edhe kur nuk ka valë

12/07/2010 20:45

Disa kërkuës australianë kanë arritur të zhvillojnë një software që të lejon të flasësh në celular edhe nëse nuk ke valë.

Teknologjia që inkorporon valët e kullave të telefonisë së lëvizshme është vënë në funksion nga shkencëtarët e Universitetit të Flinder në qytetin e Adelaides.

Testet janë kryer në disa zona të shkreta të Australisë dhe janë mbyllur me sukses të plotë. Kjo teknologji pritet të aplikohet shumë shpejt në të gjithë botën.

Top Channel