Kapet në pulari pitoni gjigant

11/07/2010 19:55

Një zvarranik me përmasa gjigante u neutralizua mëngjesin e sotëm në një pulari në Fullinsdorf të Zvicrës.

Gjarpri i llojit piton, me përmasa monstruozë prej 4.5 metrash, sapo kishte shijuar një pulë dhe po përgatitej të gllabërontë të dytën pasi e kishte mbytur.

I zënë në befasi, pronari i pularisë ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mbërriur në vendngjarje bashkë me një specialist. Zvarraniku i cili peshon 19 kilogram u kap pa asnjë problem.

Policia njoftoi se pitoni i përket një familjeje aty pranë dhe nuk dihet se si ka mundur të largohet prej banesës së tij.

Top Channel