SHBA, polemika për ilacin anti-lesbicizëm

10/07/2010 10:45

“Dexametasone”, kështu quhet ilaci që po bën një zhurmë të madhe në SHBA pasi doli në tregun mjekësor.

Bëhet fjalë për një ilac që një mjeke nga New York, ua ka rekomanduar femrave shtatëzëna me probleme. Ky hormon ndalon gjurmët e hormoneve mashkullore tek vajzat femra që do të lindin, duke evituar që ato të kenë përafrime lesbike në të ardhmen.

Kura në fjalë aplikohet për të kuruar një sëmundje të rrallë të fetusit e quajtur IAC, e cila ka si tendencë prodhimin e hormoneve të shumta mashkullore, cka ndikon edhe në formimin e fëmijës me tipare të theksuara mashkullore. Doktoresha Maria New është e para që aplikoi këtë mjekim që po merr kritika të mëdha prej kohësh në mbarë vendin.

Në disa cifte, fëmijët kanë lindur me probleme por mjekët theksojnë se nuk kanë asnjë lidhje me kurën. Ndërsa nga ana tjetër, doktoresha New thekson se kjo kurë do evitojë operacionet në organet gjenitale dhe goditjet psikologjike kur fëmija të jetë në një moshë të madhe.

Top Channel