Kinë, “gjueti” ndaj milionerëve

10/07/2010 12:35

Moda më e fundit në kinë është “gjuetia” e njerëzve të pasur për t’u martuar, cka ka bërë që në krahinën jugore të Guangzhou City, të zhvillohet një konkurs mjaft i vecantë.

18 milionerë janë regjistruar në një listë, nga ku ata di të zgjedhin bashkeshortet e tyre të ardhshme. Deri tani janë regjistruar emrat e 50 mijë femrave për të marrë pjesë në këtë konkurs. Në CV-në e tyre, meshkujt duhet të rezultojnë maxhorenë dhe të kenë mbi 30 milionë juan në bankë.

Provat që duhet të kalojnë vajzat janë nga ato fizike e deri tek ato psikologjike, pa përjashtuar këtu sfilatat e bukurisë. Në fakt, aspekti fizik është shumë i rëndësishëm. Radha për regjistrim ka shkuar deri në 1 mijë femra, por për fat të keq, shumë pak prej tyre do shkojnë deri në finale.

Top Channel