Google dhe Kina zgjasin kontratën

10/07/2010 14:15

Kompania virtuale Google dhe qeveria e Kinës kanë arritur një marrëveshje duke i dhënë fund kontradiktave të muajve të fundit.

Nuk dihet ende nëse Google ka arritur t’i bëjë ballë kushteve të Pekinit apo qeveria komuniste ka bërë hapa pas, por gjithsesi motori i kërkimit siguron se nuk do largohet nga Kina, duke qetësuar përdoruesit e internetit.

“Jemi shumë të kënaqur që qeveria ka zgjatur licencën tonë dhe jemi shumë të kënaqur që mund t’u shërbejmë klientëve tanë në Kinë”, shprehet përfaqësuesi ligjor i kompanisë, David Drummond. Google ishte e detyruar t’i nënshtrohej censurës së qeverisë kineze, e cila nuk lejonte hapjen e shumë faqeve të ndaluara. Disa nga fjalët e koduara ishin “Tienanmen”, “Free Tibet” e shumë të tjera.

Top Channel