Zbulohet vrima e zezë që cliron energji të lartë

09/07/2010 21:10

Falë bashkëpunimit mes teleskopëve “Very Large Telescope” dhe “Chandra X-ray” është zbuluar vrima e zezë më e vogël e vënë re deri tani.

Kjo vrimë emeton një re të madhe gazi inkandeshent me diametër 1000 vjet dritë, një sasi shumë e madhe për përmasat e saj. “Aspekti më spektakolar është sasia e gazit që del nga vrima e zezë”, shpjegon autori i studimit Manfred Pakull. “Kjo vrimë e zezë është disa herë më e madhe se Dielli por është një version në miniaturë i kuasarëve radiogalaktikë”, shton ai.

Vrimat e zeza njihen për clirimin e sasisë të madhe te energjisë kur gëlltisin materie. Për këtë vrimë të zezë mendohet se pjesa më e madhe është clirim i rrezeve X. Si përfundim, ky zbulim nxjerr në pah përfundimin se edhe vrimat e zeza të vogla mund të shprehen në përmasa të mëdha.

Ky kërkim do t’i lejojë astronomët të kuptojnë ngjashmëritë mes vrimave të zeza të vogla dhe të mëdha që ndodhen në qëndër të galaktikave. Vrima e zezë e lokalizuar së fundmi është 12 milionë vite dritë larg Tokës në një zonë periferike të galaktikës spirale NGC 7793 (eso0914b). Mosha e saj është rreth 200 mijë vjecare.

Top Channel