New York, duhani do ndalohet edhe në parqe

08/07/2010 15:35

Vendi më i sigurt për të konsumuar duhan në New York shumë shpejt do jetë vetëm shtëpia.

Kryebashkiaku i “Mollës së Madhe”, Michael Bloomberg ka vendosur që të ndalohet konsumi i duhanit edhe në “Coney Island” apo “Central Park”. “Planifikojmë të ndalojmë duhanin në parqe apo plazhe. Këtë e dëshirojnë njerëzit”, tha Bloomberg.

Që nga zgjedhja e tij, ish duhanpirësi Bloomberg ka nisur një kryqëzatë të vërtetë kundër duhanit. Për të vënë në jetë këtë projekt, ai pret miratimin e autoritetit të shëndetësisë, Thomas Farley. Ndalimi i konsumit të duhanit në bare dhe restorante hyri në fuqi në vitin 2003, një masë që u pranua edhe nga duhanpirësit.

Një masë mjaft e goditur është edhe rritja e cmimit të paketave në mbi 10 dollarë, nga 6 dollarë që shitej para disa vitesh.  

Top Channel