Kinë, UFO në provincën lindore

08/07/2010 16:20

Një objekt fluturues i paidentifikuar është vënë re mbi një autostradë plot trafik në Kinën lindore.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Nova Cina. Sipas dëshmitarëve, objekti fluturues i paidentifikuar është parë rreth orës 9 të mëngjesit të ditës së mërkurë në qiellin e Hangzhou në provincën kineze të Zheijangut.

UFO-ja më pas është parë edhe në Ningbo e Wuxi, dy qytete të së njëjtës provincë, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroporin e Hangzhou. Autoritetet e Pekinit nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me këtë fenomen por policia ka nisur një hetim.  

Top Channel