Ku kanë humbur njerëzit? Mendimi i parë që të vjen në këto dtë të nxehta, janë masivet ranore bregdetare, por pak kush nga ne e di se fare pranë qendrave tona urbane ekziston një lloj tjetër plazhi, jo aq i frekuentuar sa i pari, por po aq i pëlqyeshëm në sojin e tij.

Do të shkojmë të viztojmë pikërisht një oaz të tillë, larg syve të shikuesve dhe fare pranë qendrës urbane ku jetojmë. Saktësisht jemi në fshatin Ibë, rreth 30 kilometra larg Tiranës. Ky është një nga plazhet lumore ku kryeqytetasit shuajnë nxehtësinë verore. Të rinj dhe të reja qe lahen gjithë tërsëllimë, vijnë pjesa më e madhe nga Tirana.  

Këta të rinj, pjesa më e madhe vijnë nga Tirana dhe ky lumë është Erzeni. I rrethuar nga male, larg stresit dhe lëvizjeve kaotike të metropolit, ky është një vend i bekuar për të hequr të paktën për disa orë mendjen nga stresi i jetës së përditshme. “Kam ardhur këtu sot për të kaluar një ditë pushimi më mikeshat e mia. Kam zgjedhur Erzenin si një vend të qetë, larg zhurmës etj”, shprehet Dona.

Lumi Erzen për shkak të natyrës së tij të qetë dhe të shtruar, është një nga vendet më të pëlqyera për pushuesit në këtë kohë. Dona, ka ardhur këtu bashkë me mikeshat e saj për të kaluar një ditë pushimi. Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm provimesh, studentja ka gjetur këtë vend për t’u relaksuar. Pastërtia e lumenjve, pas motit të paqëndrueshëm të ditëve të fundit, nuk është edhe fort e mirë.

Gjithsesi, askush nuk ka dëshirë të humbasë një salto, aq më shumë në nxehtësinë e padurueshme që të jep zalli. Këta njerëz i kanë provuar të dyja, qoftë lumin, qoftë detin. Këtu me të vërtetë mungojnë komoditetet, por freskia dhe qetësia që të fal lumi, nuk kanë të krahasuar. “Unë vij shpesh këtu. Ndryshe nga deti këtu eshte shumë qetësi, ka pak njerëz, është pastër mbi të gjitha”, shton ajo.

Argjili lumor është edhe një kurë shumë e mirë kundrejt reumatizmës. Kjo është edhe një arsye e mirë që gjithsecili të vijë dhe të bëjë një seancë kurative në këto vende. Natyra këtu ka falur gjithçka. Shumë njerëz ndonëse jetojnë jo shumë larg këtyre oazeve kanë pak informacion mbi pasuritë natyre që i rrethojnë, por të tjerë që ua dinë vlerat këtyre resurseve natyrore, i shfrytëzojnë në maksimum, para se edhe këto vende të bien pre e dorës shkatërrimtare njerëzore.  “Kur të vij herën tjetër do marr edhe shoqet e tjera të mia. Ato kanë shumë pak informacion për këto vende dhe doja t’i njihja”, thekson studentja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel