Parajasa e vërtetë për moshën e trëtë? Mund ta gjeni në Tokë. Quhet Firhall dhe është një qytezë e qetë dhe shumë e gjelbër në Skocinë e largët.
Fëmijët dhe të rinjtë mund të cilësohen “banditë” në këtë qytezë ku mosha më e vogël është 45 vjec. Rregullorja e qytetit u vë disa kushte shumë të rrepta gjyshërve. Ata mund të mbajnë qen por jo rosa apo bletë. Eshtë absolutisht e ndaluar t’ua shesin shtëpitë cifteve me fëmijë.
Në hapësirat e qytezës është e ndaluar cdo lloj reklame komerciale dhe gjithashtu ciftet që blejnë banesa duhet të jenë mbi 45 vjec. Gjithashtu ndalohet konsumi i verës dhe i pijeve të tjera alkoolike. “Banorët e qytetit nuk i urrejnë fëmijët por kërkojnë më shumë paqe”, shprehet agjentja e pasurive të paluajtshme Lesley Ann Fraser.
Ndërkohë, i moshuari David shton: “Ishim mërzitur duke jetuar në një botë ku rinia është në qëndër të vëmendjes. Me pak fjalë, një oaz i vërtetë për ata njerëz që nuk e ndiejnë mungesën e të rinjve dhe që kërkojnë t’i kalojnë ditët e fubndit të jetës në paqe të plotë.
Top Channel