Japoni, bie numri i vetëvrasjeve
07/07/2010 12:05
Bie numri i vetëvrasjeve në Japoni për 6 muajt e parë të vitit 2010. Krahasuar me një vit më parë, regjistrohen 7.4 % më pak vetëvrasje.
Policia deklaron se për priudhën janar-qershor kanë vrarë veten 15.906 persona, 1.170 vdekje më pak krahasuar me 2009-ën.
Edhe pse me shifra më të ulëta, gjatë vitit 2010 pritet që sërish numri i vetëvrasjeve të kalojë shifrën 30 mijë.
Top Channel