Sateliti “Planck” përfundon hartën e Universit

05/07/2010 13:05

Sateliti europian “Planck” i Agjencisë Europiane Hapësinore ka arritur të realizojë një hartë të plotë të fillesave të Universit.

Ky është një hap i madh për astronominë moderne që i ka filluar përpjekjet për këtë projekt që në vitin 1989. Para 21 vjetësh, NASA lëshoi në hapësirë satelitin Cobe i cili duhej të mblidhte të dhëna për anomalitë radioaktive.

Më pas NASA lëshoi në hapësirë edhe satelitin Wmap-Wilkinson por përgjigjen më të saktë për krijimin e universit e ka dhënë sateliti europian. Në bordin e “Planck” ka një teknologji shumë të zhvilluar, duke plotësuar puzzle-n e madh të Universit.

Mjegullnaja e Orionit, galaktika Andromeda, reja e Magelanit, Rruga e Qumështit dhe shumë qoshe të tjera të Universit, janë hartuar në mënyrë dixhitale, duke dhënë një tablo të plotë. Ky satelit mund të zbulojë edhe funksionin e prejardhjen e energjisë së errët që përbën 73 % të Universit.   

Top Channel