ISS, mbërrin me sukses anija kozmike ruse

05/07/2010 10:25

Anija kozmike ruse “Progress M-06M” është bashkuar me modulin “Zvezda” të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i misionit. Anija pa ekuipazh është lëshuar në hapësirë në 30 qershor dhe transporton 2.630 kg veshje, ushqime, ujë dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për 6 astronautët që banojnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Misioni u mbyll me sukses dhe mendohet qe shumë shpejt “Progress M-06M” të rikthehet në Tokë.   

Top Channel