Indi, dy të rinjtë masakrohen për cështje nderi

05/07/2010 11:55

India vazhdon të dalë në kronikat e mediave të mbarë botës pasi krimet e nderit nuk njohin kufij.

Shteti aziatik me një popullsi ekstremisht fanatike njeh dy viktima të tjera në moshë të re. Dy të fejuar 16 dhe 19 vjec janë ekzekutuar mizorisht në një fshat verior të shtetit Harajana.

Trupat e dy të rinjve janë lënë të pajetë në oborrin e shkollës të cilën e kishin frekuentuar që të dy. Lajmin e bën të ditur gazeta “Times of India”. Lidhja e Reena e besimit hindu dhe Shyam Mohammand mysliman ishte dënuar nga këshilli i fshatit Somain, një qëndër e vogël bujqësore.

Top Channel