Sondazhi, amerikanët “po” tërheqjes në 2011

29/06/2010 01:20

Në një sondazh të publikuar në “Usa Today” 58 përqind e amerikanëve shprehen pro nisjes së tërheqjes prej Afganistanit vitin e ardhshëm.

Në sondazh është përfshirë edhe dorëheqja e gjeneralit Stenli MeKristal nga posti i komandantit të forcave aleatë në Afganistan, ku një mazhorancë prej 53 përqindësh e kanë mirëpritur gjestin e ushtarakut të lartë amerikan.

Ndërkaq, gazeta “Wall Street Journal” në një shkrim të sajin shprehet se rreth 3 miliard dollarë ndihma të derdhura nga SHBA dhe Aleatët në Afganistan janë vjedhur prej zyrtarëve afganë duke u eksportuar jashtë vendit.

Top Channel