Turqia mbyll hapësirën ajrore për Izraelin

28/06/2010 08:55

Turqia hedh një tjetër hap drejt ngrirjes së plotë të marrëdhënieve me shtetin e Izraelit.

Sipas një vendimi të marrë orët e fundit, Ankaraja ka mbyllur hapësirën ajrore për udhëtimin e avionëve izraelitë. Lajmin e bën të ditur kryeministri Recep Tayyp Erdogan, i cituar nga agjencia e lajmeve Anatolia.

Ky vendim lidhet me aksionin e marinës izraelite në 31 maj ndaj anijeve humanitare në afërsi të Gazas ku humbën jetën 9 aktivistë, të gjithë turq.

Top Channel