Turqi, ushtria vret gabimisht 2 civilë

28/06/2010 23:30

Një sulm fatal i ushtrisë turke në linde të vendit, në zonat ku veprojnë terroristët e PKK-së kurde, shkaktoi vdekjen e 2 civilëve.

Autoritetet ushtarake turke njoftuan se dy civilët u ngatërruan prej trupave si separatistë dhe u qëlluan për vdekje.

PKK kurde që prej vitit 1984 lufton për krijimin e një shteti të pavarur brenda territorit të Turqisë. Që nga nisja e aktivitetit të tyre numërohen mbi 42 mijë viktima.

Top Channel