Samiti G20, bankat e mëdha shpëtojnë nga taksimet

28/06/2010 11:45

Eshtë mbyllur samiti i 20 më të mëdhenjve. Megjithë diskutimet, dështoi përpjekja e një marrëveshjeje për  taksimin e bankave.

Vendet e industrializuara vendosën të shkurtojnë shpenzimet dhe të ulin deficitin buxhetor. Duke folur pas dy ditë bisedimesh, kryeministri kanadez, Stephen Harper, tha se pavarësisht këtyre shkurtimeve, sërish do të nevojiten masa të reja për të stimuluar rritjen.

Në një numër çështjesh, si p.sh një taksë që bankat duhet t’i paguajnë njëra tjetrës në rast se huazojnë të holla, samiti vendosi që secili vend duhet të vendosë vetë se cila ështe mënyra më e përshtatshme.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara shpresonin për një tjetër zgjidhje. Amerikanët mendojnë se mbyllja e shpenzimeve do të pengonte rigjallerimin e ekonomise globale. Presidenti Obama tha se vendet që e përballojnë ekonomikisht, duhet të vazhdojnë të investojne me masa stimuluese fiskale.

 

Top Channel