Paris, Manuel Noriega del në gjyq

28/06/2010 18:00

Ish-lideri i Panamasë, Manuel Noriega është shfaqur sot në gjykatën e Parisit, nën akuzën e pastrimit të parave që mund t’i kushtojë atij 10 vjet burg të tjera.

Noriega, aktualisht 76 vjec, qeverisi Panamanë nga 1981-shi deri në 1989 dhe u ekstradua nga SHBA në prill, pas dy dekadash burg për trafik droge.

Franca, e cila e ka dënuar atë në mungesë me 10 vjet burg në vitin 1999, vendosi që t’i bënte një gjyq tjetër nëse do të ekstradohej nga SHBA.

Gjyqi pritet të zgjasë tre ditë. Gjithësesi, vendimi do të jepet pas disa muajsh, bën të ditur agjencia franceze e lajmeve “AFP”.

Top Channel