Kirkizistan, 90 % “pro” kushtetutës së re

28/06/2010 13:45

Populli i Kirkizistanit i ka thënë “po” kushtetutës së re të vendit që synon liberalizimin e jetës politike, të bazuar mbi sistemin parlamentar.

90 % e votuesve kanë pranuar dokumentin e ri ligjor të shtetit aziatik që para pak kohësh kaloi momente tensioni për shkak të grushtit të shtetit. Në votime morën pjesë 70 % e njerëzve me të drejtë vote.

Ndërkohë, Kremlini ka reaguar ashpër ndaj referendumit. Presidenti Medvedev e quajti të patolerueshme që në Kirkizistan të vijnë në pushtet forcat ekstremite politike.

Top Channel