Gjermani, UCD: Ligje të reja për emigrantët

28/06/2010 21:00

Në Gjermani, UCD kërkon ligje të reja për emigracionin, duke e vënë theksin në vecanti tek aftësitë profesionale të aplikantëve.

Deputetët e UCD kanë deklaruar se motivet humanitare nuk duhet të jenë i vetmi kriter.

“Inteligjenca është një kriter i rëndësishëm po aq sa humanizmi dhe kualifikimi profesional”, ka deklaruar një anëtar i UCD-së.

Gjithësesi, numri i emigrantëve që shkojnë në Gjermani për të punuar ka ardhur në rënie në vitet e fundit.

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Loew mblodhi për në botërorin Afrikë e Jugut 2010, 11 lojtarë të huaj, duke treguar kështu karakterin multietnik të Gjermanisë.

Top Channel