Ahmadinejad: Bisedimet rifillojnë pas 2 muajsh

28/06/2010 16:40

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka deklaruar sot se Teherani ka ndërmend të kthehet në tryezën e bisedimeve mbi cështjen bërthamore.

“Por rifillimi i negociatave të bëhet vetëm duke filluar nga gjysma e dytë e muajit të Ramazanit, domethënë pas dy muajsh”, ka pohuar Ahmadinejad.

Presidenti ka shtuar se vonesa me të cilën Teherani ka ndërmend të kthehet në tryezën e bisedimeve është vendosur për të ndëshkuar fuqitë e mëdha, për vendimin “imoral” të aprovimit të sanksioneve të reja.

Top Channel