Afganistan, vriten 4 ushtarë norvegjezë

28/06/2010 14:45

Katër ushtarë norvegjezë të Isaf-it kanë humbur jetën në Afganistan si pasojë e një shpërthimi.

Ngjarja ndodhi në afërsi të qytezës Majmaneh që ndodhet në pjesën veriore të Afganistanit. Lajmin e bën të ditur faqja e BBC në internet. Ndërkohë, 8 persona humbën jetën në Kandahar gjatë një operacioni të forcave të Isaf-it kundër një baze talebane.

Forcat e koalicionit bëjnë me dije se viktimat janë talebanë, por policia thekson se bëhet fjalë për civilë. Në një tjetër atentat të ndodhur në Gazni, kanë humbur jetën 4 civilë.

Top Channel