“Total” ndal furnizimet me naftë për Iranin

28/06/2010 21:30

Kompania franceze e energjisë “Total” ka deklaruar se ka ndaluar furnizimet për në Iran, si pasojë e rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj Teheranit për programin e tij bërthamor.

“Total” konfirmoi vendimin vetëm disa ditë pasi Kongresi amerikan miratoi sanksionet e njëanshme që mund të ndëshkojnë kompanitë që bëjnë biznes me Iranin.

Sanksionet gjithësesi duhet të firmosen për t’u kthyer në ligj nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj besojnë se Irani po kërkon të pajiset me armë bërthamore, ndonëse Teherani thotë se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore.

Ende nuk dihet me saktësi se sa është sasia e naftës që “Total” i jepte Iranit, apo se kur kompania franceze i ndali furnizimet e saj.

Top Channel