Tajlandë, përplasen varkat e turistëve, të plagosur

27/06/2010 17:05

Përplasja e dy varkave me turistë në Gjirin e Tajlandës ka shkaktuar të paktën 40 të plagosur.

Varkat u përmbysën pas goditjes, duke bërë që shumica e udhetarëve  te përfundonin në ujë. Dy persona konsiderohen të zhdukur.

Varkat e përfshira në incident transportonin turistët për në ishullin Pha-ngan, të famshëm për festimet e netëve me hënë të plotë, që tërheqin për çdo vit me mijëra kureshtarë.

Në mesin e turistëve të plagosur ka britanikë, australiane, irlandezë e norvegjezë. 13 nga të lënduarit janë shtruar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti pati megjithatë shumë pak efekt mbi kremtuesit në Pha-Ngan. Burime të policise thanë se një numër i madh të huajsh në gjendje të dehur ishin shtrirë mëngjesin e sotëm në rërën e plazhit ku ndodhi përplasja.

Top Channel