Kore e Veriut, në shtator transferohet pushteti

27/06/2010 08:30

Partia e Punëtorëve të Koresë së Veriut do mbledhë në fillim të shtatorit Zyrën Politike për të zgjedhur zyrtarisht pasuesin e diktatorit Kim Jong-Il.

Lideri i Phenianit është goditur që në vitin 2008 nga një iktus, duke humbur aftësinë për të drejtuar vendin pasi shëndeti i tij po përkeqësohet. Lajmin e bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, sipas së cilës, pasuesi i tij do të jerë djali i tretë, Kim Jong-un.

68 vjecari e trashëgoi pushtetin nga i ati Kim Il-sung në vitin 1980. “Jemi përballë detyrave të rëndësishme të revolucionit për të zhvilluar partinë e Punëtorëve për ta cuar vendon drejt lavdisë socialiste”, thekson KCNA.   

Top Channel