Holandë, bie helikopteri, 4 të vdekur

27/06/2010 19:10

Një helicopter u rrëzua në afërsi të Roterdamit në Holandë duke shkaktuar vdekjen e 4 personave që ndodheshin në bord dhe plagosjen rëndë të një të pesti.

Sipas autoriteteve holandeze, helikopteri po ndiqte një garë çiklistike amatoriale dhe veç pilotit në bord ndodheshin edhe 3 fotoreporterë. Mjeti fluturues humbi lartësinë dhe u përplas papritur në tokë. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tij. Autoritetet dyshojnë në një defekt, por nuk përjashtohet mundësia e shpërqëndrimit të pilotit.

Menjëherë pas kësaj gara çiklistike u ndërpre dhe vetë pjesëmarrësit e saj u shprehen të shokuar nga ngjarja.

Top Channel