Cavez: Rafineri nafte në Siri

27/06/2010 13:45

Venezuela do ndërtojë një rafineri gjigande nafte në Siri.

Presidenti i vendit amerikano-latin, Hugo Cavez ka bërë me dije se kjo rafineri do ndërtohet në bashkëpunim me Iranin. Gjatë deklaratës për shtyp të dhënë nga Karakasi bashkë me homologun sirian, Bashar el Assad, Cavez theksoi se kjo rafineri do jetë gati në vitin 2013.

Venezuela është një nga të paktat vende që ka marrëdhënie pozitive me Iranin dhe Sirinë, dy vende që nuk shihen me sy të mirë nga perëndimi.

Top Channel