Bolivi, rrëzohet autobusi, viktima

27/06/2010 21:55

Të paktën 26 persona gjetën vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor ku u përfshi një autobus me pasagjerë.

Sipas autoriteteve vendase, automjeti me rreth 35 persona në bord ka patur avari në frenim, çka ka sjellë përplasjen e tij në anë të rrugës për të përfunduar më pas duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Aksidente të tilla janë kthyer në normale në rrugët malore të Bolivisë. Vetëm pak ditë më parë, në një aksident të ngjashëm 12 persona humbën jetë dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur.

Top Channel