Bin Laden, CIA ka humbur gjurmët prej vitesh

27/06/2010 18:55

Shërbimet sekrete amerikane kanë humbur gjurmët e kreut të organizatës terroriste Al Kaeda, Bin Laden prej vitesh.

Ky fakt pranohet nga vete kreu i CIA-s, Leon Paneta. Paneta në një intervistë dhënë për televizionin amerikan ABC u shpreh se informacionet e fundit të sakta rreth Osama Bin Ladenit datojnë para vitit 2000, kohë kur personi më i kërkuar në glob u zhvendos në zonën e fiseve tribale në Pakistan.

“Sot ndodhet i fshehur mjaft mirë, në një zonë që ndoshta është terreni më i vështirë në gjithë globin për të ndërhyrë”, tha ndër të tjera kreu i CIA-s.

Top Channel