Talebanët: SHBA po humb luftën, ndërron gjeneralët

26/06/2010 01:55

Ndryshimet e fundit të krerëve ushtarakë të NATO-s dhe trupave aleate në Afganistan janë interpretuar prej rebelëve talebanë si dështim i perëndimit në luftën ndaj tyre.

“Historia ka vërtetuar se gjeneralët më të aftë dhe perandoritë më të fuqishme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mposhtur dhe dorëzuar përballë popullit afgan”, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të talebanëve, Qari Mohamed Jusif dhënë për ëebsite-t islamike ekstremiste.

Komentet talebane vijnë pas dorëheqjes nga posti i komandantit të gjeneralit, Stenli MeKristal, pas një artikulli kritikues botuar në revistën “Rolling Stone”, ndaj zyrtarëve më të lartë të administratës Obama dhe emërimit në vend të tij të gjeneralit Devid Petreus.

Top Channel