Rusi, gazetari ekzekutohet në shtëpi

26/06/2010 12:10
Drejtuesi televiziv, Dmitri Okkert, 26 vjeç, është gjetur i therur në fyt me thikë në apartamentin e tij në jug të Moskës. 

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Ria Novosti, duke iu referuar burimeve policore.

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes dhe është e vështirë, sipas policisë, të caktohet nëse vdekja e tij lidhet me aktivitetin profesional.

Mausi ka mbetur, ndërsa laptopi është zhdukur, por nuk ka shenja përleshjeje apo vjedhjeje dhe as për prezencën e ndonjë vizitori përpara goditjes vdekjeprurëse, të kryer nga mbrapa.

Top Channel