Reforma financiare, Obama fton kongresin ta aprovojë

26/06/2010 13:00
Barack Obama ka ftuar kongresin amerikan të aprovojë reformën financiare që vendos rregulla më të ashpra për aktivitetin e bankave. 

“Me reformën do të ngremë mbrojtjen më të mirë financiare të konsumatorëve në historinë e SHBA-ve dhe do të krijojmë një agjenci të pavarur për t’i vendosur”, është shprehur kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Reforma e Wall Street do t’u ndalonte ndër të tjera bankave të kryejnë manovra spekulative për llogari të portofolit të tyre.

Top Channel