Përfundon odisea për marinaren 16 vjeçare

26/06/2010 10:45

Ka përfunduar odisea e Abby Sunderland, marinarja amerikane 16 vjeçare që ka tentuar të udhëtojë përreth botës e vetme në barkën e saj me vela.

E reja ka mbërritur në ishullin Reunion, në afërsi të Madagaskarit, pasi ditët e shkuara është shpëtuar në oqeanin indian.

Ajo ishtë nisur nga brigjet kaliforniane më 23 janarin e shkuar dhe më 11 qershor iu dha ndihma pasi kishte dërguar një mesazh për ndihmë.

Top Channel