Kinë, 15 vjet burg ambientalistit

26/06/2010 04:00

Ambientalisti tibetian, Karma Samdrup u dënua prej autoriteteve kineze me 15 vjet burgim për akuzën e vjedhjen dhe trafikimin të objekteve të marra nga varret e lashta.

Vendimi u kundërshtua ashpër prej organizatave ambientaliste dhe ato të të drejtave të njeriut. Gjithashtu avokatët e Samdrup denoncuan akuzat e ngritura ndaj klientit të tyre si akuza “të stisura” dhe kërkuan hetim për torturat që Samdrup ka pësuar gjatë marrjes në pyetje prej autoriteteve.

Dënimi ndaj ambientalistit, 42 vjeçar, Samdrup, i cili njihet si koleksionist veprash antike, ka ardhur vetëm dy vjet pasi u shpall prej autoriteteve kineze si “qytetari model”.

Top Channel