Irak, Irani hap konsullatë në Naxhaf

26/06/2010 17:45

Republika islamike e Iranit ka hapur një konsullatë në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit, që cdo vit mbushet nga pothuajse 1 milion e gjysmë pelegrinë iranianë.

Raportet mes Iranit dhe Irakut, që kanë pasur një luftë nga viti 1980 deri në 1988, janë përmirësuar ndjeshëm pas rënies së Sadam Hussein në vitin 2003.

Konflikti i armatosur mes dy vendeve, që daton disa dekada më parë, ka shkaktuar të paktën 1 milion persona të vdekur.

Top Channel