G20, kryefjalë ekonomia

26/06/2010 03:10

Liderët e G20 mbërritën në Toronto të Kanadasë ku do të nisë punimet në ditën e sotme samiti 2-ditor i tyre.

Kryefjala e këtij samiti pritet të jetë pasiguria që po shoqëron ekonominë globale pas krizës, e cila në disa vende të G20 ende nuk është kapërcyer.

Presidenti i SHBA-së, Obama, i cili mbërriti në Kanadanë fqinje ditën e premte, pritet të kërkojë kryesisht prej vendeve të Bashkimit Europian, e në veçanti Gjermanisë që të stimulojë ekonominë vendase, duke investuar më shume dhe jo të marrin masa shtrënguese nga frika e rritjes së defiçitit kombëtar. Sipas administratës Obama politikat ekonomike të vendeve të BE-së mund të rrezikojnë rritjen ekonomike globale.

Kërkesat e Obamës do t’i parashtrohen përfaqësuesve europiane në kohën kur thuajse të gjitha vendet e eurozonës kanë miratuar paketa shtrënguese duke shkurtuar mjaft shpenzimet publike.

Top Channel