Flamuri i Kusterit del në ankand

26/06/2010 04:45

Flamuri i cili shoqëroi Lt.Kol. Xhorxh Armstrong Kuster dhe Kalorsinë e 7-të të Unionit Amerikan 134 vjet më parë në një betejë vetëvrasesë kundër koalicionit të indianëve të Amerikës, e njohur si beteja e “Little Bighorn River” në historinë amerikane, del në ankand.

Instituti i cili organizon ankandin shpreson që flamuri i cili për shumë amerikanë ka një simbolikë të veçantë, të shitet nga 2 milionë deri në 5 milionë dollarë.

Xhorxh Armstrong Kuster, bashkë me 200 kalorës u dërguan prej qeverisë qendrore kundër aleancës së fiseve indiane në perëndim të vendit. Kuster, një amerikan familja e të cilit kishte ardhur nga Gjermania për në “Tokën e Re” në shekullin e 17-të, vendosi të sulmojë aleancën prej mijëra ushtarësh të indianëve lakota dhe çajenë në brigjet e lumit Bighorn. As Kuster dhe asnjë prej 200 kalorësve nuk doli i gjallë prej betejës.

FOTO GALERI
1/1
Xhorxh Armstrong Kuster

Top Channel