Aviacioni, Pakistani merr tre “F-16”

26/06/2010 17:55

Aviacioni ushtarak pakistanez ka marrë sot nga SHBA tre bombardues modernë të tipit “F-16”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave bëhet fjalë për pjesën e parë të ndihmave ushtarake prej 18 avionësh luftarakë.

Shitja ishte aprovuar në vitin 2005 nga qeveria amerikane, për të përforcuar arsenalin ushtarak pakistanez, në kuadër të luftës kundër terrorizmit islamik.

Por ky furnizim kishte shkaktuar protestë tek India, e cila i druhet një cënimi të ekuilibrave delikatë ushtarakë të rajonit.

Top Channel