Afganistan, vriten 30 talebanë

26/06/2010 00:15

Forcat aleate dhe ato të sigurisë afgane njoftojnë se të paktën 30 talebanë kanë gjetur vdekjen nga një aksion i përbashkët mes tyre.

Sulmi u ndërmor në provincën e Nimrozit dhe u koordinua bashkërisht, bombardimet e NATO-s nga ajri dhe operacioni tokësor i policië afgane nga toka.

Operacioni u krye pasi vetëm një natë më parë një komandë talebane, mes të cilëve edhe disa pakistanezë, sulmoi një postëbllok policor në krahinën krahinën e Cakhansorit.

Sipas forcave të sigurisë, talebanët po përpiqeshin të ndërtonin bazën e tyre në provincën e Nimrozit, bazë kjo që mund të kthehej në çelësin e sulmeve talebane në Afganistanin qendror.

Top Channel