Truprojet e Sarkozy qëllojnë me pëllëmbë gazetarin

25/06/2010 18:15

Truprojet e Sarkozy kanë qëlluar me pëllëmba një gazetar të France 3 gjatë një vizite surprizë në një periferi.

Trupa që ishte duke xhiruar një reportazh mbi trafikun e drogës, ka vënë re mbërritjen e Sarkozy dhe një të riu të periferisë të bllokuar nga policia pasi kishte ofenduar presidentin.

Truprojet kanë zënë pamjen për të regjistruar skenën, duke u përpjekur për t’i hequr kamerën një gazetari, që është qëlluar më pas me pëllëmba.

Top Channel