Spanjë, aksidenti hekurudhor, 13 viktima

25/06/2010 02:50

Përkeqësohet bilanci i viktimave të aksidentit hekurudhor që ndodhi ditën e enjte në veri-lindje të Spanjës.

Sipas autoriteteve vendase numri i personave që humbën jetën shkoi në 13.

Incidenti ndodhi kur një grup të rinjsh po tentonin të kalonin binarët hekurudhorë, por fatkeqësisht disa prej tyre u përplasën tragjikisht prej trenit.

Top Channel