SHBA, Kongresi “Ok” sanksioneve shtesë ndaj Iranit

25/06/2010 02:10

Kongresi amerikan miratoi sanksionet e reja unilaterale ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.

Vendimi i miratuar me shumicë dërrmuese, sipas ekspertëve mund të sjellë efekte jo vetëm kundër Iranit por edhe ndaj subjekteve të cilat kanë raporte biznesi me Republikën Islamike në sektorin e energjisë dhe atë financiar.

Masa e miratuar prej Kongresit pret tashmë vetëm firmën e presidentit Obama për t’u transformuar në ligj.

Top Channel