Seuli përkujton përvjetorin e luftës

25/06/2010 09:55

Një ceremoni po mbahet në Korenë e Jugut për të përkujtuar 60 vjetorin e shpërthimit të luftës koreane.

Në ceremoninë, që po mbahet në Seul, presidenti Lee Myung Bak nderoi veteranët, përfshirë ata britanikë dhe amerikanë.

Tanket dhe trupat koreano veriore, më 25 qershor të vitit 1950 nisën një konflikt të armatosur që do të zgjaste tre vjetë dhe që do të shkaktonte 3 milionë viktima.

SHBA udhëhoqën Kombet e Bashkuara në mbështetje të Jugut, ndërkohë që Kina dhe Rusia mbështetën Veriun.

Lufta përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje, që coi në një tension politik që vazhdon edhe sot.

Top Channel