Obama qeras Medvedev me hamburger

25/06/2010 01:45

Diplomacia amerikane dhe ajo ruse nuk ndajnë të njëjtat mendime rreth disa çështjeve globale, por kjo nuk i ka penguar krerët e shteteve përkatëse të shijojnë nga një hamburger duke rikonfirmuar raportet e shkëlqyera personale mes tyre.

Sipas mediave amerikane, presidenti Obama ka ftuar homologun rus për drekë në një hamburger në Virxhinia pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Që të dy liderët kanë porositur hamburger me djathë dhe kanë ndarë bashkërisht patatet e skuqura.

Dreka modeste, e cila zgjati për rreth 30 minuta, u zhvillua në një atmosferë krejt informale dhe jashtë kornizave zyrtare.

Top Channel