Obama: Jo largim pa sukses nga Afganistani

25/06/2010 00:55

Presidenti amerikan, Barak Obama ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një tërheqjeje prej Afganistanit në korrik të 2011.

“Nuk jemi shprehur kurrë se do të fikim dritat dhe do të largohemi prej Afganistanit në korrik të vitit 2011. Synimi im është presion i vazhdueshëm ndaj drejtuesve ushtarakë atje për të arritur suksese në Afganistan”, tha presidenti Obama.

Më tej shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehu bindjen dhe besimin e tij të plotë për aftësitë e gjeneralit Petresus i sapoemëruar komandant në Afganistan pas largimit të gjeneralit, Stenli MeKristal.

Top Channel