Koreja e Veriut, në shtator emërimi i liderve të rinj

25/06/2010 11:35

Koreja e Veriut ka lajmëruar se në shtator do të emërohen liderët e rinj të partisë së vetme në këtë vend. 

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia zyrtare e lajmeve.

Ky mund të jetë rasti që lideri i vendit, Kim Jong-Il, në kushte të vështira shëndetësore, të emërojë në një tjetër detyrë djalin 27 vjeçar Kim Jong-un, pasuesin e tij të caktuar.

Top Channel