Gjeorgji, hiqet statuja e Stalinit

25/06/2010 10:45

Autoritetet në Gjeorgji kanë rrëzuar një statujë të diktatorit sovietik Joseph Stalin, që ishte e vendosur në qendrën e Gorit, që është dhe qyteti i lindjes së tij.

Statuja, e gjatë 6 metra dhe prej bronzi, u lëviz papritur gjatë mesnatës, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Ajo do të cohet në një muzeum të qytetit të Gorit kushtuar Stalinit, ndërkohë që në vend të saj do të ngrihet një monument për viktimat e agresionit rus.

Top Channel